09 Gusht 2022

Ashton: Marti t''i sjellë akuzat para EULEX-it

Bruksel, 20 janar - Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, tha se nuk ka nevojë për prokurorë shtesë, sepse misioni i EULEX-it tashmë ka prokurorë të pavarur që punojnë në rajon.

Ashton i bëri këto komente pas kërkesës së organizatës Human Rights Watch që BE-ja të emërojë një prokuror të pavarur në Kosovë, për t'i hetuar pretendimet në akuzat e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti.

Eshton tha se do të duheshin më shumë prova nga Marti përpara se të ndërmerren hetime të reja.

"Çdo prokuror duhet t'i bazojë hetimet e veta mbi dëshmitë që parashtrohen në gjykatë. Nëse vërtet Marti, apo cilido tjetër, ka gjetur prova thelbësore për aktivitete kriminale, ne do ta inkurajonim atë që t'i sjellë përpara autoriteteve përkatëse, përfshirë EULEX-in", tha Ashton. 

 

/Rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)