29 Mars 2024

Ashton: Kosova dhe Serbia kanë të ardhmen në BE

Bruksel, 27 korrik - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton , ka ftuar Prishtinën dhe Beogradin të nisin dialogut.

"Vendimi i GJND-së ka qenë shumë i qartë. Unë kam folur me presidentin Tadiç dhe kryeministrin Thaçi dhe ua kam dhënë ofertën për nisjen e dialogut mes dy vendeve. Ajo që dua të siguroj është se të dyja vendet e kanë të ardhmen në Bashkimin Evropian", ka thënë Ashton, pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë diskutuar sot pasdite rreth Kosovës, pas shpalljes së mendimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas së cilës Deklarata e Pavarësisë nuk është në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare.

Bazuar në deklaratat e para të disa ministrave nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, pak ka shenja se këto vende do të mund të ndryshojnë së shpejti qëndrimin e tyre. Megjithatë, Greqia dhe Sllovakia nuk janë prononcuar rreth njohjes, ndryshe nga Spanja, Rumania dhe Qipro, që sipas përfaqësuesve të tyre, nuk e kanë ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)