20 Prill 2024

Arrestohet pronari i televizionit maqedonas “A1”

Shkup, 24 dhjetor - Policia maqedonase arrestoi mbrëmë pronarin e televizionit “A1”, Velija Ramkovski.

Nga kronika e transmetuar në televizionin “A1”, mësohet se së bashku me pronarin Ramkovski janë arrestuar edhe 12 drejtorë dhe themelues të firmave të tjera që gjenden në të njëjtën adresë me këtë televizion. Mes të arrestuarve është edhe drejtoresha e televizionit “A1”, Aneta Koçishki.

Ramkovski së bashku me të arrestuarit e tjerë po mbahen në stacionin policor në Autokomandë, ku po vijon biseda informative.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski, dhe drejtorit të Drejtorisë për të Ardhura Publike, Goran Trajkovski, arrestimi i Ramkovskit është bërë për shkak të dyshimeve të bazuara për “bashkim kriminal”, “larje parash” dhe “fshehje të tatimit”.

Avokati i Ramkovskit ka reaguar ndaj arrestimit dhe mënyrës se si është bërë. Para pak kohësh policia e Maqedonisë bastisi godinën e televizionit “A1”, me pretendimin se po i asiston policisë financiare gjatë kontrollit të punës së firmave të stacionuara në po të njëjtin objekt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)