18 Gusht 2022

Ambasadorja Shala sot po qëndron në Antalya të Turqisë

Antali, 16 korrik - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission (IHRC)  Elvana Shala sot po qëndron në Antalya të Turqisë, ku me ftesë të organizatës Aleanca për Humanitet me seli në SHBA,  po përfaqëson Kosovën në Samitin Botëror të Paqes “Antalya 2022”.

Në ceremoninë e hapjes zyrtare të këtij samiti, para perfaqësuesve të 100 vendeve të ndryshme të botës, ajo ka folur për diplomacinë ndërkombëtare dhe ndikimin e saj për arritjen e paqes në konfliktin e fundit Rusi - Ukrainë.

Gjatë fjalimit ajo ka thënë se 22 vjet më parë, arena ndërkombëtare kishte shembullin e Kosovës, një shtet i vogël me rreth 2 milion banorë por i afektuar nga një luftë mizore që vrau e masakroj mijëra njerëz të pafajshëm, gra burra e fëmijë, duke theksuar se në atë kohe paqja në botë e sidomos në Evropë pothuajse ishte në rrezikun e saj më të madh. Derisa e tërë diplomacia ndërkombëtare pati sytë kah Kosova dhe frika se si dhe kur do të përfundonte ajo luftë e tmerrshme.

“Sot historia po përsëritet 22 vjet më vonë, vetëm me dy shtete të ndryshme. Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, na kthen në kujtesë përjetimet e Kosovës dhe popullit të saj, andaj është e domosdoshme të jemi bashkë në arritjen e paqes mes këtyre dy vendeve” - theksoi ndër të tjera Ambasadorja Shala.  

Tutje ajo ka folur edhe për ndikimin e SHBA-ve në shuarjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë duke potencuar se një SHBA e dytë konsiderohet e domosdoshme në ndërhyrjen mes konfliktit Rusi-Ukrainë pasi që sic theksoj ajo qellimi i diplomacisë në kohe lufte ështe zgjidhja e konfliktit dhe këtu patjetër që duhet të ndërhyjnë shtetet e zhvilluara.
 
Fjalimin e ka përmbyllur me porosinë se; Paqja, diplomacia, zgjidhja e konflikteve e uniteti janë në duart tona.  

Le të jemi sot bashkë per veprimet konkrete për të ardhmen e një bote paqësore dhe të lumtur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)