10 Gusht 2022

Aliçka: Raporti i Martit, s`ka dëshmi dhe fakte reale

Paris, 26 janar - Ambasadori shqiptar në Francë, Ylljet Aliçka ka dhënë një intervistë në televizionin francez TV5, i ftuar në edicionin e lajmeve përballë gazetares Estelle Martin. Ai u është përgjigjur pyetjeve lidhur me raportin e Dick Martit, paraqitur së fundmi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

"Raporti i Dick Martyt ka nuanca të theksuara sterotipesh ndaj shqiptarëve, dhe përpiqet më shumë të ndikojë në fushën e perceptimeve ndaj shqiptarëve e serbëve, se sa në fakte dhe dëshmi reale. Për më tepër ky raport jep gjykim për një krim hipotetik dhe një hetim gjyqësor paraprak. Sidoqoftë Shqipëria, ashtu si dhe Kosova është e hapur për hetime nga strukturat ndërkombëtare të specializuara, dhe ndoshta më shume se të tjerët për të dalë e vërteta- citohet të ketë thënë Aliçka.

Ambasadori shqiptar ka botuar së fundmi në frengjisht vëllimin me titull, “Rrëfenja me ndërkombëtarë".

Shkrimtari Aliçka në këtë vepër ka paraqitur përvojen personale në brendësi të asaj çka ndodh në zyrat e ndërkombëtarëve, ndërsa sjell detaje të opinioneve të ndërkombëtarëve për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në gjuhën frënge, letërsia shqipe e autorit Ylljet Aliçka është përkthyer Odile Daniel.

Pak kohë më parë, në kuadrin e veprimtarive vjetore kushtuar një letërsie europiane “Refleksion mbi Europën” delegacioni i Komisionit Europian në Francë organizoi në mjediset e selisë së Europës në Paris, një mbrëmje kushtuar veprimtarisë së shkrimtarit Ylljet Aliçka si dhe promovimit në frengjisht të botimit të librit të tij “Les etrangeres” apo “Një rrëfenje me ndërkombëtarë”.

Romani i përkthyer në gjuhën frënge "Les etrangers" (Një rrëfenjë me ndërkombëtarë), është botuar në gjuhën shqipe dy vite më parë u prit mjaft mirë nga kritika, por jo dhe aq atyre të cilëve u adresohej, burakratëve ndërkombëtarë në Shqipëri.

Në thelb të veprës është reflektimi "i rrëfenjave", të cilat trajtojnë një subjekt provokues e cinik. I cilësuar si "një libër që blasfemon arrogancën elitare" të një pjese të opinionit ndërkombëtar, pikërisht për këtë aryse libri është vlerësuar për dhënien e frymës kritike ndaj kulturës së nënshtrimit.

Aliçka është njëherësh skenarist i bashkëprodhimeve kinematografike "Slogans" (Parullat, realizim i vitit 2001) me regji të Gjergj Xhuvanit dhe "Kronikë provinciale" (2008) me regji të Artan Minarollit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)