29 Mars 2024

Ahtisari: Shpresoj për një afrim të ri të Serbisë ndaj Kosovës

Helsinki, 27 maj - Ish presidenti finlandez, Marti Ahtisari, shpreson se arrestimi i të akuzuarit për krime kundër njerëzimit, Ratko Mlladiç, do të shënojë një fillim të ri për Serbinë.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Nismës për Menaxhimin e Krizave, president i së cilës është zoti Ahtisari, ai thotë se “arrestimi i Ratko Mlladiçit shënon një fillim të ri në raportet e Serbisë me vendet e saj fqinje”.

“Shpresoj se do të mund të jemi dëshmitarë të një afrim të ri drejt shtetit të pavarur të Kosovës”, ka thënë Ahtisari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)