10 Gusht 2022

773 persona të huaj kanë kërkuar leje qëndrimi në Kosovë

Prishtinë, 28 maj - Drejtoria për migrim dhe të huaj ( policia kufitare ) prezantoi të dhënat e këtij viti lidhur me kërkesat e qytetarëve të huaj për leje qëndrimi në Kosovë. Qytetarët e huaj në Kosovë mund të qëndrojnë në vendin tonë me leje qëndrimi 90 ditë.

Sipas Major Refki Morina këtë vit për leje qëndrimi në vendin tonë kanë aplikuar 773 persona nga vende të ndryshme.

Nga Kina ( 72 kërkesa ), Turqia ( 71 kërkesa ),Shqipëria ( 33 raste) dhe vende tjera. Zyrtarët e policisë njohtuan se jo gjithë qytetarët të cilët aplikojnë iu pranohet leja e qëndrimit dhe të njëjtit kthehen për në vendin e orogjinës.

Në këtë konferencë iu apelua përsonave dhe hoteleve të cilët punësojnë që në afat 12 orësh ti lajmërojnë të gjithë personat e huaj.

Ndërsa lidhur me pikat 1 dhe 31 cili dhe rolin e policisë për të evidentuar hyrjet dhe regjistrimin e të huajve, policia e Kososvës, përkatësisht drejtuesit e drejtoris për migrim thanë se në këtë pjesë kompetencat i ka policia e Eulexit

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)