24 Prill 2024

50 shtetas të Kosovës gjinden ende në Libi

Prishtinë, 25 Shkurt - Ministria e Punëve të Jashtme është duke ndjekur me përkushtim rrjedhën e zhvillimeve të fundit në Libi, duke vënë theks të veçantë në përkujdesin për shtetasit e Kosovës që gjinden aktualisht në Libi.

Sipas informatave të ardhura nga Ambasada e Kosovës në Ankara deri tani janë evidentuar rreth 50 shtetas të Kosovës të cilët janë aktualisht të vendosur në Tripoli dhe Bengaz.

Nga kontaktet e drejtpërdrejta dhe të vazhdueshme me shtetasit kosovarë në Tripoli dhe Bengaz, Ministria e Punëve të Jashtme njofton se studentët e evidentuar gjinden aktualisht në qendrën studentore universitare të izoluar nga zona e rrezikut, ndërkohë që disa familjeve kosovare në Bengazi i është ofruar mundësia e evakuimit përmes anijeve të dërguara për këtë qëllim nga shteti Turk.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme dhe sotshme, falë bashkëpunimit të ngushtë paraprak të përfaqësive të Republikës se Kosovës në Sofje, Berlin dhe Hagë me autoritetet shtetërore të këtyre vendeve, janë evakuuar 2 shtetas kosovarë ndërkohë që 7 të tjerë nisen në orët e mbrëmjes.

Përfaqësitë e Republikës së Kosovës në Ankara, Hagë, Berlin, Vjenë dhe Sofje dhe janë angazhuar intensivisht që përmes bashkëpunimit me autoritetet shtetërore dhe kompanitë ajrore të vendeve përkatëse të mundësojnë evakuimin e shtetasve Kosovarë nga zona e rrezikut.

Autoritetet shtetërore të këtyre vendeve, veçanërisht Republika e Turqisë dhe Mbretëria e Holandës, kanë premtuar ndihmë për shtetasit e Kosovës dhe kanë dërguar në misionet e tyre në Tripoli dhe Bengaz listat e shtetasve të Kosovës të evidentuar deri sot.

Ministria e Punëve të Jashtme njofton shtetasit e Kosovës në Libi, të cilët kanë interesim për t’u evakuuar, të lajmërohen në përfaqësitë diplomatike/konsullore të Turqisë dhe Holandës në Libi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)