19 Tetor 2021

Zhbogar nxënësve: E ardhmja e juaj është në Evropë

Pristhinë, 18 maj - Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar tha se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian tashmë po negociojnë rreth arritjes së pajtimit për t’iu mundësuar qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa viza.

“Shpresojmë që së shpejti të kemi lajme të mira që t’ua sjellim këtë dokument në Prishtinë”, tha Zhbogar, kësaj radhe para nxënësve të shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Nxënësit e Shollës fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, shprehën interesimin e tyre, se kur do të jetë rruga e lirë, që ata të kenë mundësi të lëvizin të lirshëm në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Këtë interesim të madh, Përfaqësuesi Special i BE-së në Prishtinë, Samues Zhbogar, e quajti të drejtë, duke iu treguar nxënësve rrugën që kanë ndjekur shtetet e tjera, që janë bërë pjesë e Evropës. Ai tha se edhe Kosova do të kalojë këto rrugë, për të qenë pjesë e familjes evropiane.

“Një vendim shumë të rëndësishëm e kemi marrë këtë vit dhe ky është vendimi për të kryer studimin e fizibilitetit. Ky është një dokument që do të bëjë vlerësimin mbi ekonominë, të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe të gjitha aspektet në Kosovë, për të parë nëse Kosova është e gatshme të fillojë bisedimet për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Është një rrugë e gjatë që ka shtatë stacione, por gjithsesi jeni duke lëvizur përpara, unë besoj se po lëvizim përpara”tha Zhbogar.

Është edhe një çështje tjetër, që kosovarët janë shumë të interesuar, dhe kjo është liberalizimi i vizave, tha Zhbogar. Ai tha se kjo është një kërkesë e drejtë nga ana e qytetarëve, që të lëvizin lirshëm.

“Shtetet anëtare në Bruksel tashmë po negociojnë se si mund të dakordohen të gjithë që t’u mundësohet qytetarëve të udhëtojnë pa viza. Shpresojmë që së shpejti të kemi lajme të mira që t’ua sjellim këtë dokument në Prishtinë”, tha Zhbogar.

Zëvendës ministri i arsimit, Nehat Mustafa, tha se edhe ministria e arsimit do të përmbushë në afatin e caktuar të gjitha detyrat dhe obligimet e saj për t’u integruar.

“Po mundohemi t’i përmbushim të gjitha obligimet, kërkesat që na janë paraqitur. Ministria e arsimit ka marrë pjesën e vet të obligimeve, në mënyrë që në afatin që do të përcaktohet ne mund të jemi të gatshëm dhe të themi që i kemi përmbushur dhe të tregojmë vendosmërinë tonë, që të gjitha sfidat të cilat na dalin ne t’i përmbushim me shumë sukses”, tha Mustafa.

Ky është viti i katërt që organizohen takime të tilla ndërmjet përfaqësuesve të Evropës me nxënësit kosovarë. Ky është një aktivitet i përbashkët i ministrisë me zyrën e BE-së në Prishtinë, për të informuar të rinjtë se çfarë rrugësh kanë kaluar vendet e tjera për t’iu hapur dyert e Bashkimit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)