08 Maj 2021

Vonesa të panevojshme në procesin e zgjdhjes së rektorit të UP-së

Prishtinë, 29 korrik - Sot sipas kalendarit të procesit zgjedhor në Universitetin e Prishtinës, Këshilli Drejtues i UP-së është dashur të realizoj intervistë me kandidatët për Rektor të UP-së të propozuar nga komisioni profesional i Senatit. Kjo gjë nuk ka ndodhur.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka deklaruar se është e shqetësuar me mos-përpikërinë e Këshillit Drejtues dhe e vlerëson këtë si një manovër për të hedhur mjegull mbi proces, në ndërkohë që me metoda klandestine të bëhet i mundur kandidimi i personave jo-kredibil të dirigjuar nga partitë politike.

ORCA konsideron se shtyrja dhe tej zgjatja e proceseve, për të pritur deri sa të zgjidhet kandidati i caktuar, apo të digjet në afat i tërë procesi, janë praktika korruptive mjaft të njohura në Kosovë.

"Komisioni profesional për verifikimin e kandidatëve për Rektor, i emëruar nga organi më i lartë akademik në UP - Senati, ka dhënë vendim profesional dhe të arsyetuar mirë për kandidatët që ia ka propozuar Këshillit Drejtues."

"I bëjmë thirrje të gjitha organeve të përfshira, sidomos Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsion që të jap përgjigjen e duhur sa më shpejtë që është e mundur. Në këtë mënyre pamundësohet prolongimi dhe sabotimi i zgjedhjes meritokratike të Rektorit të ri", thekson ORCA. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)