28 Mars 2024

Viti shkollor do të jetë i ndarë vetëm në dy gjysmëvjetore

Prishtinë, 22 qershor - Ngarkesat administrative që janë evidentuar dhe ngarkesa me letra e formularë, shpesh të panevojshme kanë bërë që Ministria e Arsimit të reflektojë e të shqyrtojë mundësinë për ndryshime.

Përveç kësaj, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ky ndryshim do të bëhet me kërkesë të vetë nxënësve, mësimdhënësve por edhe prindërve.

“Për vlerësim sa më objektiv, të drejtë, transparent, valid e më praktik, të nxënësve, me Udhëzimin e ri Administrativ, i cili është në diskutim publik, viti shkollor është paraparë të jetë i ndarë në dy periudha kohore gjysmëvjetori i parë dhe gjysmëvjetori i dytë”, deklaroi ministrja Nagavci, në postimin e saj në Facebook.

Këtë Udhëzim Administrativ, ajo edhe e ka publikuar duke kërkuar nga qytetarët që deri të mërkurën, të japin sugjerimet e tyre për plotësim-ndryshim.

“Ndryshimi i këtij dokumenti të rëndësishëm, është iniciuar me kërkesë të mësimdhënësve, nxënësve e prindërve, pasi që është vlerësuar se ndarja e vitit shkollor në tri periudha, siç ka qenë deri më tani, paraqet sfida dhe vështirësi të shumta, ngarkesë të panevojshme formale e administrative dhe rrezikon përmbajtjen e materies vlerësuese”, deklaroi Nagavci.

Ajo tha se udhëzimi i ri Administrativ reflekton në përmbajtje cilësore të vlerësimit të nxënësve, shkarkimin e ngarkesës administrative për mësimdhënësit si dhe  informimin me kohë të nxënësve dhe prindërve për suksesin dhe rezultatin e nxënësve në lëndët e caktuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)