20 Prill 2024

Viti i ri shkollor fillon më 14 shtator 2020

Prishtinë, 27 gusht - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, si dhe përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, IKShPK-së, ShSKUK-së, SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve dhe DKA-ve, kanë mbajtur sot një takim ku është diskutuar për fillimin e vitit shkollor 2020-2021 në kushte të pandemisë.

Në këtë takim, palët u dakorduan që viti shkollor 2020/2021 të fillojë më 14 shtator 2020 dhe më pas viti shkollor të vijojë sipas vendimit të MASh për fillimin e mësimit, Master Planit të MASh të miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe Udhëzuesve përkatës.

Shtyrja e fillimit të vitit shkollor bëhet me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit. Po ashtu, kjo do të sigurojë një mobilizim më të madh të përgjithshëm në përballje me pandeminë në Kosovë.

Pjesëmarrësit në mbledhje iu bënë thirrje të gjithëve që të respektojnë tri rregullat: distancën, bartjen e maskave dhe pastërtinë dhe të mobilizohemi për përballje me pandeminë në vazhdimësi dhe bashkërisht.  

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)