28 Nëntor 2021

Viti i ri shkollor fillon me 1 shtator

Prishtinë, 21 gusht - Zyrtarët nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) kanë konfirmuar se gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2011/12 dhe se mësimi do të fillojë më 1 shtator.

Alush Istogu, drejtor i Departamentit për Arsimin Parauniversitar në MASHT, ka deklaruar se edhe këtë vit sikurse vitet e kaluar Ministria e Arsimit do t’ua shpërndajë falas librat nxënësve të shkollave fillore, dhe se gjithçka është gati sa i përket kësaj çështjeje.

“Të premten isha në kontakt më shtëpitë botuese “Dukagjini” dhe “Libri Shkollor”, ato janë në vlugun e shpërndarjes së teksteve shkollore. Prej klasës së parë deri në të pestën do të pajisen me të gjitha tekstet shkollore komplet falas, ndërsa prej të gjashtës deri në të nëntën, në bazë të Udhëzimit administrativ të Ministrisë në bashkëpunim me drejtorët e shkollave, ato tekste që janë ruajtur do të shpërndahen, kurse pjesa tjetër do të shpërndahen nga Ministria”, ka thënë Istogu.

Një pjesë të librave nga klasa e gjashtë e tutje, që shkollat do t’ua sigurojnë nxënësve në qershor, u janë marrë nxënësve që i kanë përfunduar vitet përkatëse.

Istogu ka deklaruar se Ministria e Arsimit ka bërë një plan dinamik në përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2011/12 së bashku me drejtorët e drejtorive komunale. “Kemi formuar edhe grupet punuese në nivel të Ministrisë që do t’i vizitojnë drejtoritë komunale, por edhe të gjitha shkollat në nivel të arsimit parauniversitar në nivel të Kosovës”, ka thënë Istogu.

Ai ka potencuar se Ministria e Arsimit për herë të parë po ballafaqohet me shkollat dhe po sheh përgatitjet për vitin e ri shkollor si në aspektin teknik dhe higjenik, ashtu edhe në aspektin profesional të mësimdhënësve dhe planeve e programeve të tjera. Por, sipas tij, nga mesi i javës së ardhshme Ministria do të ketë informacionet e sakta për secilën shkollë.

“Por më 24 gusht nga mbledhja që do ta mbajmë me drejtorët e drejtorive komunale do t’i marrim të gjitha informacionet në mënyrë të saktë për fillimin e vitit të ri shkollor 2011/12, në të gjitha shkollat, dhe në ato në të cilat nuk do të fillohet, nëse do të ketë raste të tilla, por unë besoj që nuk do të ketë”, ka thënë Istogu.

Ai ka theksuar se MASHT-i është duke i përgatitur intensivisht shkollat në nivel vendi në pikëpamje teknike që më 1 shtator të mos ketë asnjë problem për fillimin e procesit mësimor.

“Jemi në vlugun e përgatitjeve për inventarizim të shkollave. Kemi disa shkolla të reja dhe besoj që Departamenti për infrastrukturë, në kuadër të Ministrisë së Arsimit, është duke i pajisur ato”, ka thënë Istogu.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2021

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt bën nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ngritjen e flamurit kombëtar te Kompleksi memorial në Gradish. (Gradish, ora 9:00 - Kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit”, ora 9:40 - Kulla e Heronjve në Opterushë, ora 10:20)

- Me rastin e Festave të Nëntorit, një grup i të rinjve dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vendosin një Flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UCK-së të cilët po mbahen në Hagë. (Rruga "Fehmi Lladrovci", tek rrethi afër hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt homazhe tek Kompleksi Memorali Adem Jashari. (Prekaz, ora 9:15)

- Me rastin e Festave të Nëntorit Komuna e Skenderajt organiyon maratonën Vrapimi i Nëntorit. (Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, ora 9:30)

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të Shtatorja e Ismail Qemalit. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:20)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe  te varrezat e Dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:40)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë programin festiv për nder të 28 Nëntorit. (Shkolla e muzikës “Vihuela” në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të galerisë së qytetit. (Gjilan, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të tregut dhe parkut në Zheger. (Fshati Zhegër, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon turnir në futboll të vogël. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”në Rahovec, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon natën finalen e festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve për nder të Ditës së Flamurit . (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)