23 Tetor 2021

Vihet gurthemeli i objektit të ri të shkollës "Lidhja e Prizrenit" në Deçan

Deçan, 16 dhjetor - Komuna e Deçanit ka njoftuar që se bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të bëjnë vënien e gurthemelit për ndërtimin e objektit të ri të shkollës së ulët dhe të mesme "Lidhja e Prizrenit".

Kryetari i Komunës  Bashkim Ramosaj më bashkëpunëtorë bashkë më Ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqi në hapësirat ku tashmë gjendet  objekti i SHFMU "Lidhja e Prizrenit" në Deçan, do të venjnë  gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të kësaj shkolle.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)