09 Shkurt 2023

USAID diskuton për qëndrueshmërin e aktivteteve në shkollat publike

Prishtinë, 12 maj - Programi i USAID-it 'Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt' organizon një takim për te diskutuar qëndrueshmërin e aktiviteteve të cilat ndihmojnë sforcimin e shkathtësive të buta tek nxënësit e shkollave të mesme.  

Këshilltarja për Arsim Profesional e Ministres për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion (MASHTI), znj. Majlinda Rizvanolli dhe Zyrtari për sektorin privat nga Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar z. Methju Kulinane do të flasin në këtë ceremoni, e cila do te mbahet  

Në këtë ngjarje marrin pjesë drejtorë komunal të arsimit, drejtorë të shkollave, përfaqësues të MASHTI dhe mësimdhënës për të diskutuar për qëndrueshmërinë e aktiviteteve pas përfundimit të Programit - Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt si dhe oftron mundësi për të prezantuar rezultetet e Programit, përvoja e përfaqësusesve të 16 shkollave si përfitues të Programit dhe të zhvillohet një diskutim interaktiv rreth qëndrueshmërisë së aktiviteteve.

Pas kësaj, pjesëmarrësit do të punojnë në grupe për të diskutuar për rolin e tyre për të siguruar vazhdimsinë dhe qëndrueshmërinë e aktiviteteve në shkollat përfituese, por edhe zgjerimin e këtyre qasjeve në shkollat tjera.

Takimi synon të marrë përgjigje për politikat lokale dhe qendrore për përkrahjen e gjimnazeve për të përdorur qasje bashkëkohore në zhvillimin e mësimit, duke integruar përdorimin e hapësirës krijues për mësim praktik, përkrahjen ndaj klubeve të nxënësve dhe organizimin e projekteve mësimore dhe ndërmarrjeve.

Puna në grupe do të nxisë një debat se çfarë mbështetje duhet dhe mund të ofrojnë DKA-të dhe/apo MASHTI për zbatim të suksesshëm të këtyre aktiviteteve në të ardhmen.

Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” financohet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)