08 Maj 2021

UP vazhdon të ngritët në renditjen e universiteteve në Webometrics

Prishtinë, 2 gusht - Universiteti i Prishtinës ka shënuar ngritje në renditjen e Webometrics-it për periudhën janar-korrik 2020. UP-ja, sipas azhurnimit të fundit, është ngritur për 83 pozita në renditjen botërore, si dhe për 22 pozita në renditjen kontinentale. Sipas rezultateve të Webometrics, Universiteti i Prishtinës vazhdon të jetë lider i arsimit të lartë në hapësirën shqipfolëse.

Për rektorin e UP-së, prof. dr. Marjan Dema, fakti që UP-ja po ngritët në çdo edicion të azhurnuar nga Webometrics, paraqet lajm pozitiv për arsimin e lartë, në këtë situatë kur vendi dhe bota po përballet me pandeminë COVID-19, e cila ka afektuar edhe sektorin e arsimit.

Dema këtë sukses ia atribuon stafit akademik të UP-së, teksa për këtë arritje, përgëzon organet drejtuese dhe menaxhuese, stafin administrativ dhe studentët e UP-së, si dhe falënderon stafin e Zyrës për Kërkime dhe Projekte të Sponsorizuara (ZKPS).

Rangimi i universiteteve i Webometrics-it merr parasysh katër kritere për rangimin e institucioneve akademike, dy që lidhen me numrin e citimeve të stafit akademik dhe numrin e publikimeve në revistat më të mira shkencore dhe dy që lidhen me praninë digjitale përmes vëllimit të informacionit të plasuar në uebsajt.

Meritat në ngritjen në rangimin e Universitetit të Prishtinës, në veçanti i atribuohen shtimit të citimeve të publikimeve të stafit akademik me profil institucional, hapa të cilët janë ndërmarrë me iniciativë dhe asistencë të ZKPS-së, e themeluar në qershor të viti 2017.

Webometrics është një prej rangimeve më të rëndësishme botërore, i zhvilluar nën patronatin e Këshillit të Lartë të Kërkimit Shkencor (Consejo Superior de Investigaciones Cientificas - CSIS), me qendër në Madrid, njësi e Ministrisë së Edukimit të Spanjës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)