03 Shkurt 2023

UP nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar

Prizren, 1 prill - Në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet UP-se dhe Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar. Marrëveshja ka për synim thellimin e bashkëpunimit midis palëve në funksion të forcimit dhe përmirësimit, të qasjes si dhe të kushteve për studentët me aftësi të kufizuara.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga rektori i UP-së, Naser Sahiti, dhe kryetari i FKAK-së, Bujar Kadriu.

I lumtur për arritjen e kësaj ujdie u shpreh rektori Sahiti, i cili njëherësh theksoi rëndësinë për krijimin e mundësive të barabarta për studentët me aftësi të kufizuara që janë pjesë e UP-së. “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, do të hapen rrugët për bashkëpunim më të mirë me ju dhe sigurisht do të ofrojmë lehtësira dhe mundësi më të mëdha për studentët me aftësi të kufizuara që vijojnë studimet në UP,” tha rektori.

Ndërkaq, kryetari Kadriu falënderoi rektorin Sahiti për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në procesin e zyrtarizimit të kësaj marrëveshjeje. “Uroj që kjo marrëveshje e bashkëpunimit të reflektojë te studentët e ardhshëm dhe ata aktual në UP, në mënyrë që ata ta ndiejnë veten të barabartë me studentët e tjerë,” tha Kadriu.

Me këtë rast, të dy palët u zotuan se do t’u përmbahen me përpikëri dispozitave të marrëveshjes, në mënyrë që studentët të mund të përfitojnë nga implementimi i saj. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)