06 Gusht 2021

UP, jep dorëheqje Kryetari i Parlamentit të Studentëve

Prishtinë, 31 maj - "Me anë të këtij shkrimi dëshiroj të ju njoftoj se nga dita e sotme 31 Maj 2011,  për arsye personale më duhet të jap dorëheqje nga Kryetari i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës" ka thënë Kryetari i deritashem i Parlamentit të Studentëve të UP-ës , Selim Daku.

"Dorëheqjen fillimisht e kam paraqitur në kryesinë e PSUP-ës, poashtu nesër në ora 17:00 do të mbahet mbledhja e Parlamentit të Studentëve të UP-ës ku do ta paraqesë doreheqjen time nga funksioni i Kryetarit të PSUP-ës, janë këto dy institucione kryesore të përfaqësimit të studentëve, njëkohësisht edhe institucione që kam bashkpunuar më së shumti, dhe të cilat i falenderoj për mbështetjen e parezervë gjatë kësaj rruge një vjeqare që patëm", ka theksuar ai.


Gjithashtu nëpërmjet të këtij shkrimi dëshiroj t'i njoftoj edhe të gjitha organizatat dhe institucionet tjera që veprojnë në Kosovë dhe jasht saj dhe njëkohësisht t'i falenderoj për bashkpunimin dhe ndihmën që kane ofruar gjatë aktiviteteve te ndryshme.

Me aktivitetet dhe angazhimet që patëm bëmë që të dëgjohet sadopak zëri i studentëve në proceset që zhvilloheshin brenda UP-ës dhe jasht saj, në krahasim me periudhat e mëherëshme kemi bërë shumë punë, por në krahasim me atë se cfar mundë të bëjmë është shumë pak , kështu që cdo herë puna e të gjithëve le shumë për të dëshiruar.


Me tërë qenien time jam përkushtuar për të kryer me nderë dhe krenari besimin e dhënë, dhe prap them që kontributi im për studentët nuk do të ndalet me kaq pasi në një apo formë tjetër do të jem cdo herë pran tyre.

 
Patjeter qe jam i obliguar te kerkoj ndjesë per cdo lëshim, dhe për gjëra që nuk ju kanë pëlqyer gjat këtij mandati.

Dhe krejt ne fund, nesër me 01.06.2011 në ora 17:00, kemi paraparë mbledhjen e radhës së PSUP-ës ku në bazë të marrëveshjes së koalicionit të organizatave studentore qeverisëse do të zgjedhet Kryetari i ri i PSUP-ës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)