19 Tetor 2021

UP-ja në mesin e 117 Universiteteve botërore

Prishtinë, 25 maj - Në vazhdën e përkushtimeve dhe angazhimeve për ndërkombëtarizimit e Universitetit të Prishtinës, rektori i UP-se Muje Rugova, ka udhëtuar sot  për në New York, ku do të merrë pjesë ne Konferencën Ndërkombetare \"International Quality Summit Award in the Gold category\" e cila do të organizohet në SHBA me daten 27 dhe 28 maj përkatësisht në New York.

Rektori Rugova do ta përfaqësoj Universitetin e Prishtinës i ftuar në mesin e 117 vendeve të ndryshme të botës të cilat do t’i përfaqesojnë universitetet e tyre si universitete shkencore.

‘’Është nderë dhe krenari për mua që Universitetin e Prishtinës do ta prezentoj ne mesin e 117 vendeve të botës të cilat do t’i përfaqesojnë universitetet e tyre, dhe kjo tregon edhe nje here që jemi te përkushtuar që UP-në ta prezentojmë denjësisht dhe fuçizojmë në arenën ndërkombëtare’’ tha Rugova para nisjes për në New York.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)