31 Korrik 2021

UP-ja bëhet me institut për hulumtime dhe studime juridike

Prishtinë, 27 shkurt - Me një ceremoni solemne, Instituti për Hulumtime dhe Studime Juridike është përuruar sot në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

I pari i Universitetit, prof. dr. Marjan Dema uroi të pranishmit për themelimin e këtij instituti dhe tha se kjo iniciativë është vazhdimësi e iniciativave të Universitetit për intensifikimin e punës praktike në këtë institucion.

“Ky institut, së bashku me qendrat që veprojnë në këtë fakultet, plotëson mozaikun e hulumtimeve, kërkimeve shkencore dhe këshillimeve profesionale nga fusha juridike në Universitetin e Prishtinës”, tha rektori Dema.

Ndërkaq, dekani i Fakultetit Juridik, prof. asoc. dr. Haxhi Gashi, tha se ky institut vjen në një përvjetor të rëndësishëm të UP-së, në 50 vjetorin e themelimit të tij.

“Kjo ngjarje ka edhe një simbolikë tjetër sepse në Universitetin e Prishtinës ky muaj shënon edhe 50 vjetorin e Universitetit dhe ky vit jubilar shënohet me një ngjarje që në fokus ka shkencën, hulumtimin dhe rritjen e cilësisë, por edhe bashkëpunimin me partnerët tanë”, tha dekani.

Krijimi i këtij instituti u mundësua falë bashkëpunimit të UP-së me UNDP-në, ku në emër të UNDP-së foli znj. Maria Suokko, e cila tha se organizata që përfaqëson është e gatshme për thellimin e bashkëpunimit me Institutin e përuruar.

Kurse, objektivat dhe qëllimin e Institutit e prezantoi prof. dr. Mirlinda Batalli, e cila do të drejtojë këtë institut. 

Në fund të kësaj ceremonie u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit në mes të UP-së dhe UNDP-së, duke zyrtarizuar kështu bashkëpunimin ndërmjet tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)