04 Shkurt 2023

UP dhe Komuna e Gjilanit nisin bashkëpubimin ndërinstitucional

Prishtinë, 3 shkurt - Në rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet UP-së dhe Komunës së Gjilanit.

Marrëveshja u nënshkrua nga prijësit e të dyja institucioneve, rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Në deklaratën e tij, rektori Sahiti tha që marrëveshja e nënshkruar sot paraqet marrëveshjen e parë ndërinstitucionale të UP-së të lidhur me komuna. Rektori foli për rëndësinë që kjo marrëveshje ka në avancimin tutje të misionit të tretë të universitetit – atë të shërbimit për komunitetin. “Universiteti i Prishtinës, përpos misionit bazik, për mësimdhënie dhe mësimnxënie, si dhe kërkim shkencor, punon edhe në avancimin tutje të veprimtarisë shërbyese ndaj komunitetit. Komunat paraqesin adresën adekuate për të vënë stafin dhe kapacitetet tona në funksion të shoqërisë,” tha rektori, i cili u shpreh entuziast për nisjen e këtij bashkëpunimi.

I lumtur për bashkëpunimin me UP-në u shpreh edhe kryetari Hyseni. Ai theksoi që është nder dhe kënaqësi e veçantë që, si i pari i Komunës së Gjilanit, të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me UP-në. “Është i paimagjinueshëm niveli i zgjidhjeve që mund të ofrojë angazhimi i kapacitetit njerëzor nga UP-ja në komunën tonë. Bashkëpunimi i UP-së me komuna nuk ka qenë praktikë deri më tani, por mendoj që është një iniciativë e nisur nga ne dhe që duhet të ndiqet në vazhdimësi edhe nga të tjerët,” theksoi Hyseni.

Marrëveshja e nënshkruar ka për synim përcaktimin e kornizës së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, përfshirë këtu: bashkëpunimin në hartimin dhe zbatimin e projekteve; organizimin dhe realizimin e forumeve profesionale në fushat relevante; realizimin e këshillimeve profesionale reciproke; ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët; harmonizimin e përmbajtjeve mësimore me nevojat e tregut të punës; si dhe funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale dhe shkencore.të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)