26 Tetor 2021

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me DokuFest

Prizren, 23 dhjetor - Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurt dhe Dokumentar (DokuFest). Marrëveshja është nënshkruar të hënën në mes të Rektorit të UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe znj. Linda Llula Gashi drejtoreshë e DokuFest.

Në thelb të marrëveshjes është bashkëpunimi në organizimin e përbashkët të shkollës verore ndërkombëtare në Prizren.

Ndërkaq, në kuadër të kësaj marrëveshje, UPZ pranon të shfaq filma dokumentar enkas për drejtimet e fakulteteve të UPZ, që do të bazohet në metodologjinë e DokuFest dhe në përputhshmëri të plotë me objektivat strategjike të arsimit të lartë në Kosovë, e që nxisin punën kërkimore-shkencore, artistike dhe inovacionit të universitet.

DokuFest dhe Universiteti “Ukshin Hoti”   pajtohen që të bashkëpunojnë  gjate procesit të hartimit të programeve të caktuara studimore në kuadër të UPZ.

DokuFest dhe Universiteti “Ukshin Hoti” pajtohen që për nevoja të tyre të shkëmbejnë ekspertë dhe përvojat e tyre në fushat e caktuara, që kanë kapacitete dy palët.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje të bashkëpunimit është zgjerim i  bashkëpunimit mes DokuFest dhe UPZ, të cilët kanë pasur bashkëpunim të frytshëm deri më tani, në kuadër të projektit “Prezantimi i qasjeve të reja në edukimin shoqëror II”, i cili është realizuar me sukses bashkë me partnerët rajonal dhe ndërkombëtar.

Në takim ishin edhe Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, dhe Prof. Ass. Dr. Kushtrim Braha, i angazhuar në ngritjen e kapaciteteve të UPZ-së, i cili ka kontribuar edhe në konceptimin e shkollës verore ndërkombëtare në universitetit.

DokuFest, Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarëve dhe Filmit të Shkurtër, është festivali më i madh i filmit në Kosovë. Çdo vit, festivali sjell kinematë dhe vendet e ekspozimit të ekranit, rreth qendrës historike të qytetit të Prizrenit një përzgjedhje prej më shumë se 200 filmave të zgjedhur me dorë nga e gjithë bota.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)