29 Janar 2022

Universiteti “Kadri Zeka” hap konkurs plotësues për pranim të studentëve

Gjilan, 16 shtator - Senati i Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan, ka marr vendim për shpalljen e Konkursit plotësues për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve themelore- baçelor në vitin akademik 2019/2020. Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë-plotësues të konkursit për vitin akademik 2019/2020, do të regjistrojë 488 studentë të rregullt në studime baçelor. 

Nga numri i përgjithshëm i përcaktuar bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 %, përkatësisht deri 117 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.

Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja 2%, po ashtu, mund të pranohen edhe 2 % e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, kurse 1 % e kandidatëve mund të pranohen edhe nga Mali i Zi, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor dhe master oraret do të jenë si në vijim:

 Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej sot deri më 21 shtator nga ora 9.00 deri në orën 16.00, me përjashtim të dielave.

Njoftimet dhe oraret për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në fakultetet përkatëse, si dhe në ueb-faqet e universitetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)