05 Dhjetor 2021

Universiteti i Prizrenit mban konferencë për nder Prof. dr. Abdullah Zymberit

Prizren, 8 nëntor - Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prizrenit "Ukshin  Hoti" organizon konferencë shkencore për nder të jetës dhe veprës së Prof. dr. Abdullah Zymberit.

Temë bosht e konferencës është "Ndihmesa shkencore e Prof. dr. Abdullah Zymberit" dhe tema e dytë "Gjendja e studimit të shqipes sot" me nëntema nga fusha e fonetikës, morfologjisë dhe sintaksës.

Kjo veprimtari shkencore do t'i zhvillojë punimet e saj sot në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit "Ukshin Hoti". 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)