09 Shkurt 2023

Universiteti i Prishtinës përmirëson praktikat e avancimeve

Prishtinë, 1 mars - Sot, përfaqësuesit e ORCA-s, Adea Kondirolli dhe Dibran Hoxha dorëzuan në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës raportin përmbledhës të avancimeve që u kryen më 2021.

Rektori Sahiti shprehu falënderimin e tij dhe të menaxhmentit ndaj ORCA-s për gatishmërinë në përcjelljen e të gjithë procesit dhe vlerësimet e ORCA-s për secilin kandidat për profesor që i është nënshtruar procedurave të konkursit.

Ai më tutje shtoi se konkursi ka kaluar pa ndonjë vështirësi të theksuar dhe se menaxhmenti është në përpjekje të përhershme që ta përmirësojë procesin tutje.

Përfaqësuesit e ORCA-s e përgëzuan menaxhmentin e universitetit për korrektësinë dhe transparencën e lartë që ka reflektuar konkursi i fundit i avancimeve akademike në këtë institucion.

Ata thanë se që nga koha kur ORCA e monitoron këtë proces, nuk ka pasur asnjëherë progres dhe përputhje më të madhe mes kandidatëve të avancuar dhe vlerësimeve të ORCA-s për këto avancime.

Kjo ka ndodhur për shkak të bashkëdyzimit të vullneteve, nga jashtë me monitorimin e ORCA-s dhe nga brenda me përkushtimin e lartë të menaxhmentit që t’i respektojë me përpikëri të gjitha parimet e Integritetit Akademik, si rrjedhojë procesit në tërësi të mos mund t’i vendoset as një njollë e zezë, siç rëndom ka ndodhur në të kaluarën.

Në konkursin e fundit janë emëruar, riemëruar ose avancuar 131 kandidatë për tituj profesorialë (profesor asistent, i asocuar, ose i rregullt). Vlerësimi i ORCA-s dhe rekomandimi i Senatit mbi këta kandidatë përputhet në 99% të rasteve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)