26 Prill 2024

Universiteti i Maryland i dhuron libra Universum-it

Prishtinë, 21 prill - Kolegji Universitar Universum ka pranuar një donacion prej rreth 400 librash nga University of Maryland University College (UMUC) në Bondsteel.

Për më shumë se 60 vjet, UMUC ka ofruar mundësi të arsimimit për Forcat e Armatosura të SHBA’së në botë.
 
Visar Azemi, përfaqësues i UMUC dhe pedagog në Kampin Bondsteel, tha se UMUC është krenar që mund të sigurojë arsim cilësor për pjesëtarët e shërbimit amerikan dhe të kontribuojë në komunitetin lokal.

\"Ne kemi pasur mundësi të dhurojmë një numër të madh librash në bibliotekat dhe universitetet në Kosovë, dhe ne shpresojmë që do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë përsëri, edhe në të ardhmen.\"
 
Alejtin Berisha, drejtor ekzekutiv në Kolegjin Universitar Universum, beson se ky donacion do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së përgjithshme të studimeve në Kosovë, dhe për studentët e Universum në veçanti.

\"Tekstet e dhëna si donacion, janë një mbështetje e madhe për studentët tanë, pasi që ato përfaqësojnë letërsinë e kohëve të fundit në këtë fushë,\"tha Berisha. \"Unë jam i sigurt se duke përdorur këto tekste, nxënësit tanë dhe stafi ynë do t’i zgjerojnë njohuritë e tyre dhe ta zhvillojnë aftësinë e të menduarit kritik, e cila është aq e nevojshme në botën e globalizuar në të cilën po jetojmë ne sot.\"
 
UMUC ka kontribuar në përpjekjet e Kosovës për edukim, përmes donacioneve të librave që i ka dhënë universiteteve publike dhe private dhe bibliotekave në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)