05 Dhjetor 2021

Universiteti i Gjilanit hap konkursi për pranimin e studentëve të rinj

Prishtinë, 6 gusht - Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2021/2022, do të regjistrojë 725 studentë të rregullt në studime baçelor.

Nga numri i përgjithshëm i  përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.

Në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, UKZ mund të pranoj edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja 2%, kandidatë të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende .

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen edhe 2% e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, kurse kandidatë nga Mali i Zi mund të pranohen 1%, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka”  kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Aplikimi në platformën online smu.uni-gjilan.net do të jetë i hapur prej datës 06.08.2021 deri më datë 24.08.2021 në ora 16.00.

Ndërsa dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 25.08.2021 deri më datë 28.08.2021. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personel i administratës së fakultetit përkatës.

Provimi pranues, për shkak të pandemisë COVID-19 do të mbahet në një periudhë më të gjatë, respektivisht më datë 31.08.2021 dhe 01.09.2021; , sipas orarit si në vijim:

Grupi I.

    Fakulteti i Edukimit – baçelor më datë 31.08.2021 në ora 9:00

Grupi II.

    Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – baçelor më datë 31.08.2021 në ora 12:00

Grupi III.

    Fakulteti i Shkencave Aplikative – baçelor më datë 31.08.2021 në ora 13.00

Grupi IV.

    Fakulteti Ekonomik – baçelor më datë 01.09.2021 fillon në ora 9:00

Grupi V

    Fakulteti Juridik – baçelor më datë 01.09.2021 fillon në ora 12.00

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)