31 Korrik 2021

Universitetet Shqiptare përballë sfidave të hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë

Prishtinë, 7 mars - Nën organizimin e  Universitetit "Fan S. Noli" në Korçe,  me datë 6 dhe 7 Mars në Vaskopojë po i zhvillon punimet Konferenca II  e Rektorëve të Universiteteve Shqiptare me temë:  "Universitetet Shqiptare përballë sfidave të hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë".

Në këtë Konferencë po marrin pjesë zv.ministrat e arsimit të Republikës së Shqipërisë, Oltion Rrumbullaku dhe ai i Republikës së Kosovës Xhavit Rexhaj.

Poashtu në këtë Konferencë po marrin pjesë edhe Rektorë, Prorektorë, e profesorë nga të gjitha Universitetet Shqiptare.

 Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, po e përfaqësojnë Rektori Prof.Asoc.Dr.Ismet Temaj  dhe Prorektori për Mesimdhënie dhe Çështje Mësimore, Prof.Ass.Dr. Shemsi Morina.

Temat të cilat po diskutohen në këtë  Konferencë janë nga më  të ndryshmet si: drejtimi i Univeristetit Publik, Autonomia, Strukturat dhe Gjithëpërfshirja, ndërkombëtarizimi i Universiteteve Publike, Sfida dhe perspektiva, potenciali i pashfrytëzuar i menaxhimit të cilësisë dhe Kurrikula Universitare dhe punësimi.

Rektori Temaj prezantoi para pjesëmarrësve problematikën: Roli i Universiteteve në zhvillimin rajonal.

Në përfundim të punimeve do të miratohet edhe përkujtesa nga Konferenca e dytë e Rektorëve të Universiteteve Shqiptare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)