19 Prill 2024

Universitetet publike më pak transparente ndaj publikut

Prishtinë, 19 tetor - 4 prej 7 universiteteve publike në Kosovë kanë pësuar rënie të transparencës formale apo publikimit të dokumenteve dhe informacioneve të nevojshme për publikun. 

Në këtë hulumtim apo matje, ORCA ka grumbulluar të dhëna mbi ekzistencën e njëzet e shtatë (27) dokumenteve dhe informacioneve të cilat janë publikuar ose do të duhej të publikoheshin nga ana e shtatë universiteteve publike, të cilat përbëjnë informacionin më bazik rreth funksionimit të tyre.

Këtë matje ORCA e ka bërë 5 herë brenda 3 viteve të fundit, dhe megjithëse ka pasur përmirësime në matjet e kaluara, këtë vit janë vetëm dy universitete që janë përmirësuar, ndërsa tjerat janë më pak transparente se në matjet e kaluara. 

Kjo është për shkak të neglizhencës dhe mosinteresimit të universiteteve, por gjithashtu edhe për shkak të ndërrimit të vazhdueshëm të uebfaqeve të tyre. 

Universiteti i Prishtinës ka qenë i vetmi universitet matjen e kaluar që ka pasur të gjitha dokumentet e publikuara, ndërsa tash ka vetëm 25 nga 27. 

Universiteti më jo transparent vazhdon të jetë Universiteti i Ferizajit, me vetëm 15 dokumente të publikuara. 

Gjithmonë ka qenë shqetësuese mungesa e dokumenteve të publikuara, por fakti që janë përmirësuar në të kaluarën, dhe tash ka rënie të transparencës, bën të qartë faktin që universitetet janë qëllimisht jo-transparente ndaj publikut. 

Linku i raportit: http://orca-ks.org/wp-content/uploads/2021/10/Mosinformimi-i-Publikut-3.pdf 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)