25 Prill 2024

UBT nënshkruan marrëveshje me Universitetin Parthenope

Prishtinë, 23 nëntor - Në kuadër të marrëveshjeve të shumta që i ka Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), me universitetet e tjera më prestigjioze në Evropë dhe Botë, Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe rektori  i Universitetit Parthenope, në Napoli të Republikës së Italisë, Prof. Claudio Quintano, zhvilluan një takim të rëndësishëm  dhe nënshkruan  një marrëveshje bashkëpunim ndëruniversitar.

Më konkretisht, kjo marrëveshje parasheh mundësimin e bashkëpunim ndëruniversitar në të gjitha nivelet e studimit e sidomos në fushën e doktoratës.

Po ashtu parasheh shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve, studentët të organizojmë seminare dhe takime tjera akademike për çështje shkencor, përdorimin e bibliotekave përkatëse për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore, programe të studimit në distancë, zbatimin e përbashkët të programeve postdiplomike, aktivitetet lidhur me kurset verore dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet”, theksoi Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi, pas  nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas palëve nënshkruese bashkëpunimi ndëruniversitar në mes UBT dhe  Universitetin Parthenope ka filluar edhe më herët dhe pohuan se marrëveshja është incizuar nga të dy palët.

Në bazë të bisedave që patën mes udhëheqësit e institucioneve në fjalë Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Hajrizi, u nda i kënaqur me të arritura e Universitetin Parthenope, sidomos më programet e studimit më teknologjinë më moderne, me stafin akademik dhe me arritjet e studenteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)