20 Prill 2024

UBT marrëveshje me Universitetit Gjeorghe Cristea

Prishtinë, 25 shtator - Me qëllim  të zhvillimit të bashkëpunimit  universitar  dhe atë akademik  dhe në pajtim me qëllimet dhe interesat e përbashkëta, Universiteti  për Biznes dhe Teknologji  (UBT)  nënshkroi  marrëveshje  bashkëpunimi me  Universitetin  Gjeorghe  Cristea  në   Bukuresht  të  Rumanisë.

Kjo marrëveshje  e dëshmon qëllimin e të dy institucioneve që të fillojnë dhe zhvillojnë bashkëpunim  të ndërsjellë në procesin e edukimit dhe punën kërkimore-shkencore.

Po ashtu marrëveshja parasheh se  dy universitet  do të marrin pjesë në programet arsimore dhe shkencore,  do të angazhohen të realizojnë projekte kërkimore-shkencore me interes të përbashkët, konferenca shkencore, simpoziume, seminare, punëtori shkencore dhe profesionale.

Po ashtu, do të shkëmbejnë libra, revista, publikime, botime bibliografike, literaturë shkencore dhe metoda shkencore me interes të përbashkët, si dhe të shkëmbejnë plane dhe programe mësimore për të gjitha ciklet e studimeve universitare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)