26 Shtator 2021

UBT fillon bashkëpunimi me Universitetit Masarykova

Prishtinë, 13 tetor - Presidenti  i  Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) Prof. Dr.  Edmond Hajrizi  gjatë qëndrimit të tij në Republikën  e Çekisë zhvillo një mori takimesh me personalitete të botës akademike dhe institucioneve tjera.

Ndaj me këtë rast vlen të theksojmë edhe takimin me rektorin e Universitetit  Masarykova  me  Prof. Dr.  Mikulash  Bek, në qytetin Borno të Çekisë.

Përpos mikpritjes së përzemërt z. Bek  shprehi gatishmëri  për bashkëpunim ndëruniversitar në të gjitha nivelet e studimit e sidomos në fushën e doktoratës dhe shkëmbimin e  studentëve.

Po ashtu të dyja palët  vizituan  kampusin e ri universitar të Universitetit  Masarykova dhe parqet industriale që janë në kuadër të universitetit.

Sipas palëve në fjalë  bashkëpunimi ndëruniversitar  në mes UBT-së dhe Universitetit  Masarykova  do të arrihet brenda një kohe të shkurtër.

Në bazë të bisedave që patën mes udhëheqësit e institucioneve në fjalë Presidenti i UBT-së Dr. Hajrizi, u nda i kënaqur me të arritura e Universitetin e Masarykova, sidomos më programet e studimit më teknologjinë më moderne, me stafin akademik dhe me arritjet e studenteve.

Universitetit Masarykova për nga numri i studentëve është i dyti në Republikën e Çekisë,  numëron një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve dhe ka marrëveshje shumta bashkëpunimi me universitete ndërkombëtare, numri i të diplomuare është i krahasueshëm me universitete  më të mëdha në botë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)