28 Mars 2024

UBT e përfaqësoi Kosovën në Kongresin e IFAC-ut në Itali

Prishtinë, 2 shtator - Universiteti për Biznes dhe Teknologji UBT,  bashkërisht me  50 shtete   të ndryshme  të  botës, prej 29 gushtit deri më 2 shator,  më saktësisht deri më sot  i kanë zhvilluar punimet  e  Kongresit Botëror të XVIII-tit  me radhë  të  Federatës Ndërkombëtare të Kontrollit Automatik,  IFAC ”, dhe Kosovën  e ka përfaqësuar Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT).

Me theks të veçantë, në Kongresin e XVIII-të të IFAC-ut,    përfaqësuesi i  UBT-së Prof. Dr. Peter Kopacek, profesor në UBT në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Mekatronikë,     paraqiti   një pasqyrë të plotë të  projekteve të zhvilluara në UBT.

Në fillim ai foli rreth konferenca shkencore të nivelit ndërkombëtar që janë organizuar nga dhe të mbajtur në UBT,  me theks të veçantë foli për konferencën  “SËIIS 2010 Workshop on Supplemental Ways for Improving International Stability” e  cila u organizua  dhe  u mbajt në UBT, në Prishtinë,  gjatë muajit tetor të vitit 2010 dhe konferencë e cila i mbodhi mbi 50 shkencëtar  ndërkombëtar.

Ai më pas ceki edhe  Kampionatin e robotëve që luajnë futboll,   dhe  ekipi “UBT- Kosova” e ka përfaqësuar vendin  në mënyrë sa më shkencore dhe rreth kësaj për teknologjinë e arritur më moderne në rajon dhe botë,  z. Kopacek do e cekë se UBT-ja,   Kosovën e ka anëtarësuar edhe në dy organizma të nivel botërorë si ne OEC dhe IPMA. 

Ashtu raportoi për projektet fituara nga Bashkimi Evropian,   në këtë rast vlen të theksohet projekti i “Erasmus Mundus” dhe që UBT  për katër  vitet e ardhshme do ta koordinoj këtë,  po ashtu, ka paraqiture edhe gjurnalin  shkencor “International Jurnal for business and tecnology”  që ka fituar  Numrin Serik  Ndërkombëtar  të Librit (ISSN) dhe ka filluar punën me sukses.

Më pastaj, Kopaqek i ceki edhe vizitat e vazhdueshme në SHBA dhe në Evropë , në kompani dhe universitete të ndryshme, të nënshkruar mbi 50  marrëveshjet të  bashkëpunimi me universitete të rangut më të lartë nëpër botë,    si dhe bëri një rekapitullim të gjerë të zhvillimeve në Republikën e Kosovës.

Punimet e Kongresit pikërisht janë zhvilluar në Qendrën e Kongreseve“ MiCo” në Milano,   kurse  ceremonia përmbyllëse e  punimeve organizua  me sot dmth me 2 shtator në “Universita Cattolica del Sacro Cuore” po në Itali.

IFAC është organizatë e nivelit botërore në  fushën e automatikës dhe inxhinierisë.
UBT në këtë organizatë është anëtar me të drejta të plota, e anëtarësuar që disa vite  me votat e shumicës së vendeve anëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)