26 Shtator 2021

UBT bashkëpunon me Universitetin Pardubice

Prishtinë, 11 tetor - Presidenti i Universiteti për Biznes dhe Teknologji UBT,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi gjatë qëndrimit të tij në Pragë të Republikës së Çekisë zhvilloi një varg takimesh me rëndësi, ku njëkohësisht u takua  me krerët më të lartë të Universiteteve të vendit në fjalë. 

Gjithashtu Presidenti i UBT së,  z. Hajrizi  u takua edhe me prorektorin e Universitetit  Pradubice, Prof. Dr.  Karel Rydl.

Më konkretisht dy krerët  e dyja institucioneve biseduan për të gjitha mundësit e bashkëpunimit në një të ardhme  të afërt në të gjithë nivelet e studimit si mastar dhe atë të doktoratës  dhe  për projektet e përbashkëta në atë evropian dhe regjional,  shkëmbimin e literaturës më të avancuar, dhe për çështje tjera akademike të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.

Përveç takimi të ngrohtë miqësore vizituan  edhe Qendrën Teknologjike  të qytetit të Pardubicës.

Presidenti i UBT-së z. Hajrizi,  u ndan i kënaqur me  të arriturat e Universitetit dhe të Qendrës  në fjalë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)