19 Prill 2024

UBT bashkëpunon me Universitetin e UTAH-it në SHBA

Prishtinë, 8 mars - Fakulteti Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri në Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), ka nisë bashkëpunimin me Fakultetin  e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e UTAH-it  në SHBA.

Me konkretisht ky bashkëpunim  ndëruniversitar parasheh që studentet e UBT-së e të gjitha niveleve të studimeve si bachelore, master dhe atë të doktoratës dhe stafi i akademik i UBT-së të shfrytëzojnë infrastrukturën e Universitetit  të UTAH- it më konkretisht, pajisjet e nevojshme për  realizimin e projekteve që bëhet nga Universiteti UBT në lidhje direket kompjuterike në pajisjet e Universitetit të UTAH-it,  dmth si paketat  simulative për  softëare dhe rrjeta, simulimi dhe analizimi i projekteve të ndryshme si p. sh  (rrjete të ndryshme të kompjuterëve duke filluar nga ato bazike deri ne ato me komplekse të niveleve rajonale varësisht nga natyra dhe niveli i  projektit).

Bashkëpunimi parasheh edhe  krijimin e  projekteve të përbashkët nga studentet e të dyja palëve, ku programi i krijuar mund të ketë qasje nga më tepër se 100 universitete të botës që janë partnere me UTAH-in,  edhe analizimin dhe projektimin e sistemeve të ndryshme të ëireless dhe të telekomunikacionit që janë më të rejat në tregun mbarëbotërorë.

Këtë bashkëpunim ndëruniversitarë  u mundësuan nga  palët  zyrtare  të dyja universiteteve si prodekani  Fakulteti të Shkenca Kompjuterike në UBT, Dr. Petrit Shala dhe palët zyrtare nga Universiteti i UTAH-it, Prof. Dr. Chris Kolar, Manaxher për dokumentacion dhe  Prof. Dr. Terri Oda, Menaxher i programit për bashkëpunim në Universitetin i UTAH-it.

“Ështe një  bashkëpunim shumë i mirë , sepse universiteti i UTAH-it  vërtetë ka bërë një zhvillim të madh dhe kanë krijuar emër në fushat e  kompjuterike dhe inxhinieri . Prandaj, është interesi  ynë  për  një  bashkëpunim  të tillë ”, tha  Dr. Petrit Shala , Prodekan në UBT.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)