25 Prill 2024

U promovua doracaku “Mësimdhënia e historisë sot”

Prishtinë, 9 nëntor - “Mësimdhënia e historisë sot - qasjet dhe metodat”, është doracaku i autores Luisa Black, i cili u promovua sot në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Doracaku është shkruar nga të arriturat gjatë seminareve të historisë, të mbajtura nga puna në projektin e përbashkët “Interkulturalizmi dhe Procesi i Bolonjës”,  projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, i implementuar nga Këshilli i Evropës dhe i mbështetur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Nehat Mustafa, zëvendësministër i Arsimit, tha se MASHT-i fillimisht ka kaluar fazën emergjente të infrastrukturës shkollore, sepse dihet se në këtë drejtim Kosova ka qenë në gjendje të keqe pas luftës.

Ndërsa, ai tha se vitet e fundit Ministria e Arsimit ka hyrë në fazën më domethënëse, atë të ngritjes së cilësisë dhe në këtë drejtim ai përmendi ngritjen e pagave të arsimtarëve dhe zhvillimin profesional të tyre.

“Me këtë doracak, ne konsiderojmë se po bëhemi pjesë e të gjitha proceseve të edukimit në Evropë”, tha zv/ministri Mustafa.

Ai theksoi se deri vonë, mësimi i historisë në shkollat tona ka qenë memorizues, ndërsa tash dëshirojmë që të kemi një proces analitik të mësimit të historisë.

Zv/ministri i Arsimit, theksoi se në procesin e licencimit të mësimdhënësve, komponenta e parë është zhvillimi profesional i mësimdhënësve.

“Kjo dëshmon për rëndësinë që po i japim zhvillimit profesional, sepse mësimdhënësve tanë për një kohë të gjatë iu ka munguar kjo, ndërsa tash kemi në dorë një material (doracakun) shumë të rëndësishëm, nga i cili do të organizojmë trajnime të veqanta për mësuesit e historisë”, tha ai.

Për rëndësinë e doracakut “Mësimdhënia e historisë sot – qasjet dhe metodat”, folën edhe Tim Cartwright, shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Cristof Stock, shef i opracioneve të Komisionit Evropian në Kosovë, të cilët theksuan se ky është një udhëzues i mirë se si të mësohet historia, e cila në Evropë shpesh ka qenë e keqpërdorur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)