18 Prill 2024

U mbajt konferenca “Vizioni për Maturën 2015 në Kosovë”

Prishtinë, 21 nëntor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), në bashkëpunim me Bankën Botërore-projekti IDEP, ka organizuar konferncë dyditore ndërkombëtare me temë ” Vizioni për Maturën 2015 në Kosovë”.

Qëllimi i kësaj konference është që të shikohen mundësitë dhe përvojat më të mira për një vizion ndryshe të organizimit, hartimit të testit dhe të vlerësimit të Maturës Shtetërore deri në vitin 2015, si dhe peshën e këtij procesi në të ardhmen me rastin e regjistrimit studentëve të rinjë në fakultet.

Me rastin e hapjes së punimeve të kësaj konference , ministri i Arsmit, Ramë Buja , ndër tjera tha se “Çështja e Maturës është çështje madhore për një komb që synon të ndërtojë kuadro profesionale e shkencore në nivelin më të lartë të mundëshëm”.

“Vitin e kaluar patëm një kalueshmëri 42 për qind, kjo është realja e mundshme dhe konsideroj se nuk kemi nevojë për rezultate të fryera. Unë nuk dyshoj në vlerat dhe përvojën tonë në këtë proces vlerësues , por mendoj se kemi nevojë për një vizion ndryshe  të Maturës Shtetërore”, tha ministri .

Në vazhdim ministri Buja përmendi edhe regjstrimin pa provim pranues në tri fakultete të Universitetit të Prishtinës si pjesë marrëveshjes dhe angazhimeve të përbashkëta pilotuese të këtij procesi dhe shtoi se bashkëpunimi me universitet publike lidhur me Maturën është më se i nevojshëm që të kemi një proces më të vlefshëm.

Më tej, ministri Buja tha se duhet të mendojmë edhe për vlerën e Maturës Shtetërore, dhe shtroi nevojën për shikim të mundësive për ndarjen e mundshme në dy provime të matures: Një për lëndët e përgjithshme dhe një test për lëndët profesionale”.

Ndërsa, zëvendësministri i Arsimit, njeherësh kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës-KQSHM, Nehat Mustafa, fillimisht foli për historikun e organizimit të Maturës Shtetërore në Kosovë , e cila organizohet nga viti 2006 në bazë të Udhëzimit Administrativ dhe në vitin 2008 e tutje në bazë të Ligjit për Maturën Shtetërore, ku edhe është caktuar KQSHM si menagjues i këtij procesi .

“Nga viti 2008 KQSHM dhe MASHT kanë bërë përpjekje të parreshtura që të evitojmë dobësitë , të kemi një proces real e të besueshëm. Pas përfundimit të matures, gjithmonë janë zhvilluar debate të shumta . Kjo ndodhë kudo ne botë dhe ne këto i kemi marrë si qëllim mira dhe jemi munduar që nga ato debate të nxjerrim anët pozitive në dobi të procesit të Maturës”.

Ne jemi i vetmi vend në botë, tha zv/ministri Mustafa, i cili Maturën shtetërore e organizon në pesë gjuhë: në gjuhën shqipe, angleze, serbe, turke dhe boshnjake , gjë që dëshmon se sa punë e madhe bëhet lidhur me këtë proces. “Gjatë këtyre dy ditëve , do të përpiqemi , së bashku ekseprtë vendorë e ndërkombëtarë të pranishëm  të ofrojmë vizionet, idetë më të mira me qëllim që të kemi një vizion të ri të Maturës Shtetërore , të shohim se ku do të shkojmë në vitin 2015”, tha zv/ministri Mustafa.  

Të pranishmit i përshëndeti edhe Flora Kelmendi, menagjere e projektit IDEP të Bankës Botërore, e cila e mbështeti organizimin e kësaj konference. Ajo tha se Banka Botërore mbështet vende të ndryshme për zhvillim të një sistemi efektiv të vlerësimit të nxënies. “Kosova është në mesin e tyre. Jemi shumë të kënaqur që projekti IDEP luan një rol të mirë në këtë proces. Jemi këtu që të ju ofrojmë mbështetjen tonë në këto procese afatgjata vlerësuese, që të bëhet Matura një proces valid, i besueshëm dhe i vlefshëm për të ardhmen”.

Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të dy Universiteteve Publike të Kosovës, përfaqësues të Parlamentit të Kosovës, ekspertë ndërkombëtarë nga vendet e rajonit, zyrtarë të lartë MASHT-it, përfaqësues të DKA-ve, shkollave, mësimdhënës, etj.

Gjatë ditës së sotme, kumtesat e tyre lexuan: Mustafë Kadriu nga divizioni për Vlerësim , Standarde dhe Monitorim-MASHT, i cili foli për aktivitetet e këtij divizioni vlerësues në Kosovë . Ndërsa, Antoneta Luli, (Shqipëri) foli për mënyrën e organizimit të maturës në Shqipëri. Andrejka Slavec (Slloveni) foli për Procesin e Maturës në Slloveni. Kurse Iwa Mindadze (Gjeorgji), solli përvojat e reformimit te vlerësimeve kombëtare të këtij vendi.

Kononferenca do të vazhdojë punimet edhe gjatë ditës së nesërme, ku në fund do të nxierren edhe rekomandimet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)