29 Mars 2024

Tribunali nis ciklin e ligjëratave në shkollat e mesme të Kosovës

Prishtinë, 5 mars - Programi i Tribunalit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim nis sot ciklin e ri të ligjëratave në shkollat e mesme të Kosovës për vitin shkollor 2011-2012 dhe organizoi ligjëratën e parë në shkollën e mesme ekonomike dhe juridike “Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë.

Përmes këtij projekti mbarërajonal që nisi më 14 dhjetor në Bosnjë-Hercegovinë, Tribunali synon të mbështesë procesin e pajtimit në rajon duke nxitur tek të rinjtë interesim aktiv për çështjet e drejtësisë, mekanizmat e drejtësisë kalimtare, rimëkëmbjen e shoqërisë pas luftës dhe për misionin e TPNJ-së.

Duke komentuar dobinë e ligjëratave, Jahë Sahiti, drejtori i shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina” u shpreh “Ligjëratat do t’u mundësojnë nxënësve të njihen me funksionimin, rolin, qëllimin dhe rëndësinë e Tribunalit.

Ato do të kontribuojnë në shtimin e njohurive mbi arritjet e Tribunalit dhe faktet e vërtetuara gjatë proceseve gjyqësore”

Ligjëratat multimediale do t’u paraqesin nxënësve të 15 shkollave të mesme punën e Tribunalit dhe sukseset e tij në nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës për shkelje të rënda të së drejtës humanitare ndërkombëtare të kryera në ish-Jugosllavi gjatë viteve ‘90.

Gjithashtu nxënësit do të mësojnë për proceset gjyqësore të përfunduara në Tribunal në lidhje me Kosovën, mënyrën si kanë kontribuuar në vërtetimin e fakteve si dhe ndikimin e gjerë të Tribunalit në zhvillimin e shtetit ligjor në rajonin e tyre.

Ky është cikli i katërt i ligjëratave në shkollat e mesme të Kosovës. Ciklet e mëparshme të ligjëratave që u mbajtën në vitet 2006-2010, patën sukses. Mbi 1.700 nxënës nga më shumë se 40 shkolla të mesme anembanë Kosovës u informuan për punën e Tribunalit në kontekstin rajonal.

Duke qenë se TPNJ-ja është drejt përmbylljes së mandatit të vet, Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim po i dendëson përpjekjet për shtimin e mundësive të përdorimit të informacionit në lidhje me arritjet e Tribunalit prej popullatës së atjeshme, duke përfshirë edhe të rinjtë.

Në këtë mënyrë Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim synon të zgjerojë dijenitë në lidhje me punën e Tribunalit dhe të rrënjosë trashëgiminë e Tribunalit anembanë rajonit të ish-Jugosllavisë.

Programi  i  Tribunalit  për Komunikim dhe Ndërgjegjësim gëzon mbështetje të vazhdueshme të Bashkimit Evropiane dhe puna e tij me të rinjtë ndihmohet zemërgjerësisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)