19 Prill 2024

Testi i Maturës me masa të shtuara për ruajtjen e shëndetit

Prishtinë, 26 gusht  - Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka marrë vendim që për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës të mbahet me masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces.

Prandaj, duke marrë parasysh këtë fakt, ditën e testimit, pra të shtunën (29 gusht 2020), u ndalohet hyrja nëpër qendra të testimit të gjithë personave që nuk janë pjesë e këtij procesi.

Ndërsa, mediet mund të kenë çasje nëpër qendra të testimit, në koordinim me komisionin e qendrës së testimit, deri në orën 09:30.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)