05 Dhjetor 2021

Studentët kanë nevojë për punë praktike në bizneset e anamoravës

Gjilan, 15 tetor - Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” në Gjilan, ka organizuar një takimin me  përfaqësues të Biznese që veprojnë në anamoravë, ku u diskutua për të ardhmen e Fakultetit (programet studimore) dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikës për studentët.

Fillimisht Dekani i Fakultetit Ekonomik Xhevat Sopi, ka falënderuar pjesëmarrësit në takim  që ishin përfaqësues të bizneseve që veprojnë në Gjilan, derisa para tyre ka prezantuar hulumtimin e bërë  me rreth 130 studentë të diplomuar të UKZ-së për të parë se si e kanë gjetur ata veten  ne tregun e punës pas studimeve,  dhe po ashtu prezantoi draft planin për programet e reja studimore.

Kryetar i Bordit Industrial të Universitetit “Kadri Zeka” Xhelal Selimi, në fjalën e tij tha se bizneset e anamoravës duhet të paraqesin interesimin e tyre dhe t’i drejtohen Universitetit për  kërkesat  e studentëve për punë praktike, sepse siç tha ai, për bizneset është shumë e rëndësishme të kenë të sofistikuar teknologjinë e të cilën studentët e UKZ-së e njohin sepse e kanë studiuar shumë mirë.

Edhe përfaqësuesit tjerë të bizneseve  theksuan se Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka programe të mira të studimit, mirëpo sipas tyre studentët  kanë nevojë për punë praktike në mënyrë që të përvetësojnë njohuritë e fituara gjatë kohës së studimit, që do të thotë se ata duhet të dinë nga afër punën e prodhimit, zhvillimit dhe gjithçka tjetër që lidhet me prodhimin.

Gjatë takimit të pranishmit pas disa diskutimeve,  bënë sugjerimet e tyre për atë çfarë mund të përmirësojë UKZ në vazhdim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)