05 Dhjetor 2021

Sot në mbarë vendin filloi viti i ri shkollor

Prishtinë, 1 shtator - Viti i ri shkollor 2011-2012 filloi sot në mbarë vendin. Edhe sivjet janë siguruar tekstet falas për nxënës në të gjitha shkollat e Kosovës, nga klasa e parë deri në të nëntën.

Ndërkohë që mbi 32 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat shkollore. Ministri i Arsimit, Ramë Buja, uroi të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, për një vit të mbarë shkollor.

Nxënës dhe mësues janë mbledhur në oborret e shkollave për të filluar mësimin për këtë vit shkollor pas pushimeve të verës. Në mbarë Kosovën, përveç në disa shkollave që janë ende në rinovim, viti i ri shkollor 2011-2012 ka filluar mbarë. Janë më shumë se 32 mijë nxënës, që ulen për herë të parë në bankat shkollore dhe rreth 24 mijë që janë regjistruar në klasën e dhjetë. Nxënësit shprehin gëzimin e tyre për fillimin e mësimit.

Me rastin e fillimit të vitit shkollor, ministri i arsimit, Ramë Buja, vizitoi sot disa shkolla. Në Prishtinë ai qëndroi në shkollën fillore “Hasan Prishtina”, ku uroi nxënësit për një vit të mbarë shkollor.

Ministri Buja, gjithashtu uroi mësimdhënësit për punën e tyre të palodhur. Ai tha se suksesin e pret në fund të vitit shkollor.

Ministri Ramë Buja, tha se për të pasur cilësinë e arsimit në nivelin e duhur, duhet që edhe ambienti i mësimit të jetë i pastër. Ai bëri të ditur se sivjet të gjitha shkollat e Kosovës do të jenë në garë për një ambient më të pastër e të gjelbër, ndërsa njoftoi se në fund të vitit do të shpërblehen tri shkollat më të mira.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)