08 Maj 2021

Sistemi i arsimit dhe aftësimit profesional nuk i përgjigjet kërkesave të tregut të punës

Prishtinë, 22 korrik - Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”.

Auditimi është kryer në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe komunat: Prishtinë, Prizren dhe Ferizaj si dhe ka pasur për qëllim të vlerësojë efektivitetin e masave të ndërmarra nga institucionet publike për zhvillimin e njohurive dhe aftësive profesionale dhe ndërlidhjen e tyre me nevojat e vazhdueshme të tregut të punës.

Pavarësisht përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të akterëve relevant për të rishikuar kurrikulat e profileve të arsimit dhe aftësimit profesional dhe për t’i bazuar ato në zhvillimin e standardeve të profesionit, ky qëllim nuk është arritur.

Kjo për faktin se, një pjesë e konsiderueshme e kurrikulave nuk janë rishikuar ende dhe një numër shumë i kufizuar i institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional janë duke zbatuar kurrikulat e rishikuara.

Po ashtu, mësimi praktik në punëtoritë e Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe praktika profesionale në biznese janë realizuar me vështirësi dhe ngecje të mëdha.

Institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të ofrojnë mundësi efektive për përvetësimin dhe zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive dhe nuk kanë siguruar se janë krijuar kushtet e nevojshme për zbatimin e formave duale të arsimit, kushte këto që mundësojnë realizimin e mësimit praktik në ambientet e shkollës dhe praktikës profesionale në biznese.

Kjo është pamundësuar për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme në shkolla, mungesës së kabineteve apo punëtorive, problemeve me pajisjet aktuale, mungesës së materialit shpenzues, etj.

Me qëllim të adresimit të shpejtë të çështjeve për të ndërlidhur arsimin dhe aftësimin profesional me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë 16 rekomandime për institucionet përkatëse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)