05 Dhjetor 2021

Shkolla “Abdullah Tahiri” pranon donacion nga Shoqata “Malisheva”

Gjilan, 25 nëntor - Shkolla fillore “Abdullah Tahiri” në Malishevë, ka pranuar donacionin prej dhjetë laptopë dhe mjete shkollore e sportive.

I pranishëm ngjarje ka qenë kryetari Lutfi Haziri, nënkryetari Arbër Ismajli, drejtorët komunalë, Nazim Gagica e Deniza Limani, sikurse edhe Rashit Sahiti, drejtor i shkollës dhe Latif Maliqi, kryetar i Këshillit të fshatit.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar donatorët, Qemajl Aliu dhe Mehmetali Hysenin, për këtë mbështetje që është tejet e rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit mësimorë dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Ai e falënderoi edhe Shoqatën “Malisheva” me seli në Zvicër, për kontributin e madh e në vazhdimësi në të mirë të komunitetit.

Më pas, Haziri me bashkëpunëtorët kanë mbjellë drunj dekorativ në parkun që u emërua “Parku i Mërgimtarit”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)