23 Shtator 2021

Shkenctarëve dhe kontribuesve në arsim t’iu mundësohet vendi i merituar

Prishtinë, 5 shkurt - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), në bashkëpunim me Komisonin Evropian, ka organizuar sot trajnimin për zyrtarët qeveritarë dhe Pikat Kombëtare të Kontaktit për programin kornizë të BE-së , “Horizon 2020”.

Në hapje të këtij trajnimi ka marrë pjesë edhe ministrja e re Hykmete Bajrami, e cila shprehu kënaqësinë që institucionet e Republikës së Kosovës janë pjesë e programit kornizë “Horizon 2020”.

Ministrja Bajrami theksoi se është shumë me rëndësi që të jemi pjesë e këtyre programeve, ndërsa falënderoi përfaqësuesit e BE-së për organizimin e trajnimeve të tilla dhe për forcimin e kapaciteteve absorbuese të Pikave të Kontaktit në Kosovë.

“Tani janë rreth 19 projekte të financuara nga BE. Uroj që trajnime të tilla si ky, të japin fryte dhe ne të jemi në gjendje të absorbojmë edhe më shumë”, tha Ministrja, ndërsa theksoi se shkenctarëve dhe kontribuesve në arsim t’iu mundësohet vendi i merituar.

Ndërsa, Bernhard Fabianek nga Komisioni Evropian tha se, është shumë me rëndësi që Kosova është pjesë e “Horizon 2020”, ndërsa uroi që pjesëmarrësit në këtë trajnim të përfitojnë sa më shumë njohuri rreth këtij programi, në mënyrë që shkenca dhe inovacioni të zhvillohet në Kosovë.

Trajnimi i organizuar nga MASHT dhe KE ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të Kosovës në raport me programin, duke sjellë informacione mbi zhvillimet dhe praktikat më të mira evropiane, përfshirë praktikat rajonale.

Programi kornizë i BE-së “Horizon 2020”, është programi më i madh hulumtues në Evropë. Kosova merr pjesë në program me statusin e vendit të bashkëpunimit ndërkombëtar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)