20 Prill 2024

Shabaj: Vulë indekseve, të shmanget manipulimi i votave

Prishtinë, 6 qershor - Zgjedhjet studentore në UP nisën sot nga ora 07:00 të mëngjesit, ndërsa kutitë e votimit sipas paralajmërimit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) do të jenë të hapura deri në orën 19:00, me mundësi zgjatje të kohës së votimit në qoftë se ka studentë që presin në radhë për të votuar edhe pas orarit të përcaktuar.
 “Deri në orën 19:00 do të jenë të hapura kutitë e votimit nëpër fakultete, mirëpo në qoftë se ka radhë të gjata që presin jashtë qendrave të votimit edhe pas orës 19:00, KQZ-ja do të mblidhet dhe të vendosë për të vazhduar kohën e votimit, në mënyrë që të mos mbetet asnjë student pa dhënë votën”, tha Gazmend Shabaj, koordinator dhe zëdhënës i KQZ-së. Shabaj, ka thënë se 52 mijë studentëve në UP iu njihet e drejta e votës për të zgjedhur udhëheqësit e tyre studentorë që mendojnë t’i zgjedhin për Parlament Studentor dhe Këshilla të Studentëve nëpër fakultete, për mandatin dyvjeçar.

 “Secili student që do të japë votën duhet të ketë indeksin me vete, i cili, pasi studenti të kryejë votimin, vuloset për të mos pasur të drejtë të hyjë sërish në votim, po ashtu vuloset dhe fletëvotimi”, ka thënë koordinatori njëherësh zëdhënës i KQZ-së  Gazmend Shabaj.

Ndërkaq, një fakultet do të ketë nga një komision, i cili do të fillojë numërimin sapo të mbyllen kutitë e votimit. Shabaj ka theksuar se rezultatet preliminare pritet të dihen të nesërmen (enjte).

 Anëtarët e KQZ-së kanë konfirmuar se kanë bërë të gjitha përgatitjet për të realizuar procesin zgjedhor në 17 njësitë akademike të këtij universiteti, përfshirë dhe tri qendrat universitare nëpër komuna. KQZ ka ftuar edhe Policinë e Kosovës për të mbikëqyrur procesin, e cila ka shprehur gatishmëri për të ndërhyrë në rastet e paraqitjes së ndonjë incidenti pas lajmërimit nga KQZ-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)