03 Tetor 2022

SBASHK-u i jep certifikatat ECDL

Prishtinë, 24 mars - Me qëllim të përgatitjes së arsimtarëve dhe aftësimit profesional nga lëmi e informatikës, në bashkëpunim dhe marrëveshje me MASHT, SBASHK-u është certifikuar si test qendër trajnuese në Prishtinë, për dhënien e certifikatave për ECDL.

“Synojmë që këto trajnime t’i mbajmë shumë shpejtë në të gjitha qytetet e Kosovës”, kanë thënë zyrtarë të SBASHK-ut.

Në këtë qendër do të organizohen mbajtja e ligjëratave nga ligjërues me përvojë e përgatitje të lartë profesionale në këtë lëmi, ku bëhet përgatitja e arsimtarëve për shtatë module dhe do të mbahen provime për të u pajisur me certifikatë të ECDL-it.

“Presim një bashkëpunim të mirëfilltë dhe të sinqertë me të gjitha shkollat dhe arsimtarët e interesuar për marrjen e këtyre certifikatave”, kanë shtuar zyrtarë të SBASHK-ut.

Në vazhdën e aktiviteteve të përhershme të SBASHK-ut, në përpjekjet për përmirësimin e pozitës materiale të punëtorëve që punojnë në arsim, përveç tjerave SBASHK-u angazhohet edhe për ngritjen e cilësisë dhe përformancës së personelit arsimor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)