21 Tetor 2021

SBASHK-u analizon fillimin e vitit të ri shkollor

Prishtinë, 28 shkurt - Për të vlerësuar se si ka nisur viti i ri shkollor SBASHK ka mbajtur në  mbrëmjen e së hënës  takimin nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal.   

Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë dhënë vlerësime lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor në komunat e tyre  duke  u shprehur se ishte një fillim i suksesshëm   dhe se punëtorët arsimor do të angazhohen me përkushtim për rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor.

Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut  Rrahman Jasharaj ka informuar pjesëmarrësit lidhur me takimin me zv/ministrin  Dukagjin Popovci  duke veçuar se temë kyçe  e bisedës ka qenë   përgatitja  për fillimin e  vitit të ri shkollor.

SBASHK edhe në këtë takim kishte insistuar që të bëhet një zgjidhje e pranueshme për punëtorët me sëmundje të rënda, e pasi nuk është marrë përgjigje meritore, SBASHK-u i drejtohet Kryeministrit Kurti  me kërkesën që Qeveria e Kosovës ta vë në rend dite këtë çështje dhe të sjell vendim që punëtorët arsimor me sëmundje të rënda të lirohen nga obligimi për të shkuar në punë, të mbesin në listat e pagave dhe në vend të tyre të angazhohen kuadro të reja.

SBASHK-u ende  nuk ka marrë përgjigje nga Qeveria e Kosovës dhe prandaj kryetarët e nivelit komunal sindikal në takimin e së hënës vendosen që t’i drejtohen publikisht Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë  që të angazhohet për zgjidhjen e kësaj çështjeje  duke konsideruar se ky është edhe obligim moral e njerëzor i Qeverisë për këtë njerëz, që  edhe pse përballën me sëmundje tepër të rënda, detyrohen të paraqiten në punë për ta ruajtur kafshatën e gojës për ta dhe fëmijët e tyre sepse, edhe përkundër dëshirës e angazhimit ata nuk mund të jenë në nivelin e duhur të detyrës së punëtorit arsimor.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2021

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë prezanton raportin më të ri të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. (https://worldbankgroup.zoom.us/j/97581587600?pwd=YzBVb2NnVHJDak1kRDBscE0rVG5Ldz09 - Meeting ID: 975 8158 7600 dhe Passcode: 4Z+2*BBChV, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisioni për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  

- Komiteti Lokal për Siguri Publike “Qendër” mban fushat sensibilizuese duke iu dhuruar qytetarëve maska falas. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj mban konferencë për media lidhur me të arriturat gjatë vizitës zyrtare në SHBA, si ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. (Ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 12:30)

- “Rronifer” bënë inaugurimin e selisë së re të fabrikës. (Magjistralja Gjakovë - Prizren, kilometri i dytë, ora 12:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndertesa e KQZ-së, ora 13:30)