29 Mars 2024

SBASHK: Të ndihmohet përfshirja e të gjithë nxënësve në mësimin nga larg

Prishtinë, 15 prill - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK) ka apeluar te institucionet lokale e qendrore dhe te operatorët e telefonisë mobile që të ndihmojnë këta nxënës në mos duke i kyçur për sa zgjat mësimi nga larg në rrjetin e internetit, bile t’u dhurohen numra telefoni mobil dhe pako që mundësojnë kyçje në internet dhe me këtë edhe pjesëmarrjen në procesin mësimor nga larg.

SBASHK-u i kishte premtuar Ministres Hykmete Bajrami se do ta ketë mbështetjen e plotë në shërbim të arsimit  dhe këtë e ka dëshmuar  edhe në situatën e vështirë aktuale kur mësimi po zhvillohet nga larg.

Në shërbim të kësaj përkrahjeje dhe të rrjedhës së mbarë të procesit mësimor në largësi, SBASHK-u ka organizuar takime  nga larg me kryetarët e gjithë shoqatave sindikale  të shkollave të Kosovës  nga të cilët ka marrë informacione dhe vlerësime  për rrjedhën e procesit mësimor, për arritjet, por edhe për pengesat e sfidat eventuale.

SBASHK-u përgëzon gjithë anëtarësinë, gjegjësisht punëtorët arsimor që me përkushtim i janë qasur procesit mësimor nga larg dhe janë duke e realizuar atë në bashkëpunim e komunikim me nxënësit dhe prindërit.

SBASHK-u në komunikim me gjithë anëtarësinë i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë me përkushtimin dhe ka apeluar te ta që të ndihmojnë njëri-tjetrin në përvetësimin e punës me platformat e komunikimit, por edhe ka dëgjuar me kujdes  nga ta se cilat janë vështirësitë eventuale me të cilat mësimdhënësit e Kosovës po përballen në përpjekjet për realizimin sa më të suksesshëm nga larg.

Ata kanë deklaruar se mësimi nga larg  ka rrjedhë të mbarë dhe se e tërë kjo po arrihet falë angazhimit të nxënësve dhe bashkëpunimit me prindër, por  disa nga ta kanë kërkuar që të ndihmohen në përfshirjen e të gjithë nxënësve në mësimin nga larg  duke veçuar si pengesë ndërprerjen e  shpeshtë të energjisë elektrike në disa pjesë të Kosovës, pastaj faktin se një  numër nxënësish janë nga familjet me kushte më të vështira ekonomike, të cilat nuk janë të kyçura në rrjetin e internetit  dhe prandaj ata, edhe përkundër vullnetit nuk mund të jenë vazhdimisht pjesë e procesit mësimor nga larg.

Si pengesë një numër i punëtorëve të arsimit kanë veçuar edhe faktin se në  një  pjesë  të vendbanimeve rurale nuk ka arritur rrjeti i internetit, apo  se rrjeti është  më i dobët.

SBASHK-u apelon te institucionet lokale e qendrore dhe te operatorët e telefonisë mobile që të ndihmojnë këta nxënës  në mos duke i kyçur për sa zgjat mësimi nga larg në rrjetin e internetit, bile t’u dhurohen numra telefoni mobil dhe pako që mundësojnë kyçje në internet dhe me këtë edhe pjesëmarrjen në procesin mësimor nga larg. 

SBASHK-u në shenjë respekti për përkushtimin e Ministres Bajrami në shërbim të arsimit dhe në shenjë të bashkëpunimit korrekt e angazhimeve të përbashkëta ka informuar atë me rrjedhën e takimeve të organizuara nga SBASHK, për përkushtimin shembullor të punëtorëve  arsimor në rrjedhën e mbarë të proceset mësimor nga larg dhe për kërkesat e tyre konkrete.

SBASHK-u u drejtohet të gjitha palëve me apelin që të angazhohen e të ndihmohet  përfshirja e të gjithë nxënësve në mësimin nga larg. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)