29 Mars 2024

SBASHK merrë pjesë në kongresin e Internacionales Botërore te Arsimit

Bangkok, 23 korrik - Internacionalja Botërore e Arsimit ka nisur Kongresin zgjedhor në Bangkok të Tajlandës.

Para se të bëhej hapja solemne e kësaj ngjarje të veçantë për sindikatat e arsimit janë zhvilluar aktivitetet të shumta përmes tryezave dhe takimeve mes përfaqësuesve të sindikatave të ndryshme për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit.

Mes delegateve, që përfaqësojnë 31 milionë punëtorë të arsimit, janë edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut.

Ata në kuadër të aktiviteteve para Kongresit kanë marrë pjesë në tryeza për të debatuar për tema të ndryshme, po ashtu kanë zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të Internacionales Botërore të Arsimit dhe ata të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës.

Një takim i veçantë ishte me kryetaren e Internacionales Botërore të Arsimit, znj. Susan Hopgood, me të cilën delegacioni i SBASHK-ut ka biseduar për aktualitetin në arsim dhe sfidat që po përballet arsimi në Kosovë.

Delegacioni i SBASHK-ut kishte një takim të veçantë edhe me drejtoren e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës(ETUCE), znj.Susan Flocken, në bashkëbisedë me përfaqësuesit e SBASHK-ut ajo i ka përgëzuar ata dhe punonjësit e arsimit në Kosovë për unitetin dhe qëndrimin dinjitoz në angazhimet për realizimin e kërkesave të arsyeshme.

Delegacioni i SBASHK-ut e ka njoftuar znj. Flocken për angazhimet dhe zhvillimet nga vizita e saj në Kosovë e deri sot. Ata po ashtu kanë treguar edhe për trajnimet e zhvilluara dhe shërbimet e angazhimet në shërbim të anëtarësisë, Drejtorja e ETUCE-së ka rikonfirmuar mbështetjen për SBASHK-un në të gjitha aktivitetet sindikale.

Agjenda e aktiviteteve është shtuar shumë ne fillimin solemn të Kongresit të tetë. Në hapjen solemne rinia e Tajlandës ka shpalosur një program artistik duke prezantuar muzikën dhe veshjen kombëtare.

Pas kësaj kryetarja e Internacionales Botërore e arsimit, znj. Suzan Hopgood u është drejtuar sindikalistëve të arsimit nga e tërë bota me një fjalë rasti duke i kujtuar me sfidat nëpër të cilat po kalon arsimi kudo në botë, ku mes të tjerash ajo tha: “...

A jeni gati për të marrë rrol udhëheqës? Rroli udhëheqës do të thotë avancimin e profesionit tonë, promovimin e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe të sindikatave dhe arsimim publik falas për të gjithë!

Ajo gjithashtu ka kujtuar se ky sektor i rëndësishëm kudo po has në sfida e vështersi, prandaj kërkohet përkushtim e unitet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)