29 Mars 2024

SBASHK: Kontratat e punës të jenë unike në gjithë Kosovën

Prishtinë, 23 gusht - Këshilli i përgjithshëm i Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka mbajtur mbledhjen e  rregullt duke debatuar për çështje  me rëndësi  nga sfera e arsimit.

Kërkohet që Kontratat e punës të jenë unike në gjithë territorin e shtetit tonë dhe të nënshkruhen për punëtorët e kualifikuar në afatin 5 vjeçar, që është identik edhe me afatin e licencimit.

 SBASHK-u fton anëtarësinë e saj që t’i përmbahen këtij vendimi të Këshillit të Përgjithshëm. Nga ky takim SBASHK-u  kërkon nga MASHT-i që  të këshillohet me DAK-të  në zbatimin  e Ligjit për Arsimin Parauniversitar (Neni 33 , alineja 7) dhe Urdhëresës Administrative për Licencimin e mësimdhënësve  të vitit 2010 (Neni 6, 7 ,10 )

Këshilli i Përgjithshëm  ka kërkuar që të intensifikohet puna e grupeve të negocimit MASHT- SBASHK  ne harmonizimin e tekstit te  Kontratës Kolektive për nënshkrim në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Po ashtu  është vendosur të intensifikohen takimet me MASHT dhe të punohet në krijimin e mundësive për mbrojtjen e   pagave nga inflacioni. Këshilli i përgjithshëm ka vlerësuar se disa nga çështjet e biseduara me MASHT-in ende nuk kanë gjetur zbatim dhe prandaj kërkon që  të shtohen angazhimet në realizimin e tyre.

SBASHK-u në takimin e Këshillit të Përgjithshëm ka debatuar edhe lidhur me veprimin e pa toleruar të institucioneve arsimore në komunën e Gjilanit lidhur me konkurrentët për vende pune në arsim  që t’i nënshtrohen para intervistimit edhe provimit të ashtuquajtur kualifikues në lëndët gjuhë shqipe dhe letërsi dhe matematikë.

SBASHK-u konsideron se ky veprim si i tillë është i vetmi në Kosovë dhe është bërë jashtë normave dhe ligjeve pozitive. I motivon kërkuesit e punës qe t’i drejtohen Gjykatës për korrigjimin e kësaj parregullsie

Këshilli  i Përgjithshëm përgëzon mësimdhënësit për përkushtimin e tyre në arsim dhe Ju uron fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)